Sigal Prishtina lanson biletat “VIP”

Autori:Avdyl Pajaziti

Sigal Prishtina i ka qitur në treg edhe zyrtarisht biletat sezonale “VIP”, për edicionin e ri 2015/16.

Me këto bileta mund të ndiqen ndeshjet që Prishtina i zhvillon në shtëpi në kuadër të FIBA Europe Cup, Ligës Ballkanike dhe Superligës së Kosovës. Më poshtë i keni çmimet e biletave.

– Tribunat A dhe C (në mes): 150 euro
– Tribunat D dhe E (prapa koshit/rendi i parë): 100 euro
– Tribunat D dhe E (prapa koshit/rendi i dytë): 75 euro

Pos biletës “VIP”, Prishtina i ka vendosur në treg edhe biletat për tribunën neutrale, të cilat kushtojnë 50 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sigal-prishtina-lanson-biletat-vip/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala