Si u zhduk avioni i Malaysia Airlines

Autori:Avdyl Pajaziti

Zhdukja e avionit të Malaysia Airlines marsin e shkuar vazhdon të jetë një nga temat më të preferuara për teori konspirative.

Disa ekspertë besojnë se avioni u zhduk pa gjurmë për shkak se piloti e ka zhytur në mënyrë perfekte me ‘hundë’ në oqean. Disa matematikanë thonë se avioni Boeing 777 është zhytur në një kënd 90 gradë.

Sipas tyre, ky është i vetmi skenar që shpjegon se pse avioni nuk është dëmtuar dhe përse nuk është gjetur asnjë mbetje e tij apo gjurmë karburanti. Avioni u zhduk në mars të vitit të shkuar me 239 persona në bord.

Goong Chen tha se asgjë nuk dihet me saktësi deri në momentin kur të gjendet kutitë e zeza, por skenari më i mundshëm është ai që avioni ka rënë në mënyrë vertikale në ujë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-u-zhduk-avioni-i-malaysia-airlines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala