Si u bë iPhone kaq i suksesshëm?

Autori:Avdyl Pajaziti

iPhone me të vërtetë ka veçori të mahnitshme dhe teknologji të lartë, por duhet të pajtohemi se këto veçori që i ka iPhone – ndoshta jo të gjitha – gjenden edhe në rivalët e tij.

Por, çfarë e bëri iPhone-in kaq të suksesshëm?

Në fushën e veçorive, iPhone ka shtuar disa të reja të cilat rivalët e tij kanë ngecur pak, për të mundësuar kështu popullaritetin e iPhone. Android, rivali më i madh i iPhone, ka probleme me sigurinë e dobët dhe përditësimet që i ngadalësojnë celularët duke i bërë klientët e zemëruar. Lëvizjet e fundit të Apple kanë dhënë shenja se kompania do të bëjë gjithçka për t’i tërhequr këta klientë të zemëruar. Është e dukshme se përdoruesit e Android gjithmonë do ta shohin iPhone-in si një alternativë, por kur një përdorues blenë një iPhone, vështirë se mund ta ndërrojë atë me Android.

Tim Cook, CEO i Apple, zbuloi fitimet në një konferencë këtë vit ku tha se tani 30% prej përdoruesve të tij janë ish-përdorues të Android, dhe pasi Apple ka shitur 48 milionë iPhone, kjo do të thotë se 14 milionë prej tyre ishin ish-përdorues të Android që blenë një iPhone.

Me veçorinë 3D Touch, Low Battery Mode dhe disa të tjera, Apple ka arritur që të bëhet kompania numër një e celularëve smart (të mençur).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-u-be-iphone-kaq-i-suksesshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala