Si u arrestuan shqiptarët në operacionin e Interpolit që përfshiu disa shtete

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Shqipërisë bëri të ditur arrestimin e dy personave që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. 

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të gjerë antitrafik të shtrirë në disa shtete dhe në kuadër të të cilit janë arrestuar në total 40 persona”, bëri të ditur policia shqiptare.  

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar në Itali (qytetet Milano, Pavia, Macerata, Asti) si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri. Në Shqipëri u arrestuan shtetasit Albert Qafa, 51 vjeç, lindur në Elbasa dhe Gani Doku, 48 vjeç, lindur në Mat. Të dy ishin banor të Durrësit. 

Këta shtetas shqiptar ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 09.03.2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 416, pika 1, 2, 3 dhe 5 të Kodit Penal Italian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-u-arrestuan-shqiptaret-ne-operacionin-e-interpolit-qe-perfshiu-disa-shtete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala