Si ti shikoni videot që janë të ndaluara në vendin tonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për të parë videot e ndaluara nga YouTube në vendin tuaj ekziston një mënyrë që mund të hapen përmes një opsioni në Google Chrome. ‘ProxFlow’ është një opsion shtesë në Chrome, që ju lejon të keni qasje në faqet e internetit të kufizuara apo të ndaluara, të tilla si YouTube.

Mjafton që ju të instaloni këtë opsion dhe do të arrini që t’i shikoni të gjitha videot e ndaluara në YouTube. Fillimisht, klikoni këtu për t’u transferuar në faqen e shkarkimit të veglës. Më pas, sapo të hapet klikojeni veglën dhe më pas prekeni butonin ‘Add to Chrome’, për ta shtuar në Chrome.

Pasi ta shtoni atë, një ikonë në formë rrethi të kaltër do të paraqitet në anën e djathtë lartë të shfletuesit. Klikojeni atë për ta aktivizuar dhe zgjidheni YouTube si opsion për të zhbllokuar të gjitha ndalesat. /tesheshi.com/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ti-shikoni-videot-qe-jane-te-ndaluara-ne-vendin-tone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala