Si ti mbajme dhëmbët e shëndetshëm me fruta të freskëta?

Autori:Avdyl Pajaziti

Konsumimi i vazhdueshëm i frutave dhe perimeve të freskëta ndihmon fëmijët tuaj të zhvillojnë dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm. Tashmë dihet se konsumi i ushqimit të shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Sipas shoqatës britanike të dentistëve shumë të rëndësishme në këtë aspekt janë frutat dhe perimet e freskëta. Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe përbërës tjerë të cilët ndihmojnë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm.

Ekspertët thonë se duke u ofruar më shumë fruta, perime dhe zgjedhje të tjera të shëndetshme fëmijëve tuaj, ju ndihmojë ata jo vetëm të kenë dhëmbë të fortë, por i ndihmoni dhe i mësoni të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme.

Fëmijët duhet të konsumojnë fruta dhe perime edhe jashtë vakteve kryesore, veç që ato duhet të jenë të përfshira edhe brenda vakteve. Ideale është që të konsumohen pesë porcione fruta dhe perime në ditë dhe se ato duhet të fillohen t’u jepen fëmijëve që kur ata janë të vegjël. /qysh.me/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ti-mbajme-dhembet-e-shendetshem-me-fruta-te-fresketa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala