Si t’i kursejmë paratë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ju veç që duhet të kurseni para për diçka, është mirë të ja caktoni vetës edhe një afat kohor brenda së cilit do t’i kurseni para.

P.sh., nëse do të blini diçka 1 mijë euro, atëherë ja caktoni vetës një afat kohor prej 1 apo 2 viteve.

Një gjë shumë e rëndësishme rreth të kursyerit para është nëse e mbani një buxhet.

D.m.th, i analizoni të ardhurat që i keni dhe se ku i shpenzoni ato.

Është mirë të zbuloni se ku shpenzoni më së shumti, dhe të bëni diçka për të shpenzuar më pak në atë gjë.

Si p.sh., nëse i shpenzoni 50 euro në muaj për të blerë rroba, atëherë filloni t’i shpenzoni vetëm 20 euro.

Metoda e dytë: Shpenzoni më pak në gjëra të panevojshme

1) Hiqni lukset nga buxheti juaj

Nëse nuk po mund të kurseni para, atëherë filloni duke i hequr lukset nga buxheti juaj.

Këto lukse mund të jenë edhe pakot e internetit shumë të shtrenjta, shpenzimet tuaja të telefonit, shpenzimet e karburantit, etj.

2) Blini ushqim më të lirë

Shumica e parave që i shpenzojmë është për ushqim, prandaj është mirë të shikoni se çfarë po hani.

Veç që duhet të kurseni para në ushqim, është e rëndësishme edhe të hani ushqim të mirë.

3) Kursejeni rrymën

Faturat e energjisë elektrike zakonisht janë të fryra, prandaj kujdes se çfarë bëni në shtëpinë tuaj.

Lëshojeni bojlerin vetëm kur ka nevojë, apo mbajeni televizorin lëshuar vetëm kur shikoni, raporton lajmi.net.

4) Përdorni forma më të lehta të transportit

Në vend se të udhëtoni me veturën tuaj e të shpenzoni shumë në karburant etj., është mirë që të gjeni forma tjera të transportit.

Transporti publik është një formë e mirë, por nëse dëshironi të aktivizoheni edhe fizikisht, atëherë biçikleta është zgjidhja më e mirë për ju.

5) Lini gjërat e shtrenjta prej të cilave jeni të varur

Duhani është një ndër zbrazësit kryesor të kuletës.

Dhe jo vetëm, edhe nëse pini alkool shpeshherë me shoqëri, si dhe nëse bëni droga tjera, është një gjë shumë e keqe, dhe jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe për kuletën tuaj, transmeton lajmi.net.

Prandaj, është e rëndësishme të hiqni dorë nga gjërat e këqija prej të cilave jeni të varur dhe të filloni të kurseni para siç duhet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ti-kursejme-parate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala