Si të trajtoni një koleg negativ

Autori:Zekirja Shabani

Shkaqet e negativitetit afatgjatë nuk janë shqetësimi juaj. Çdo person negative ka një histori. Mos e ndikoni perspektivën tuaj pozitive duke dëgjuar tregimet, apo rishikuar historinë dhe sfondin në lidhje me ankesat e synuara që shkaktojnë negativitet. Ju e përforconi negativitetin; negativiteti është një zgjedhje. Personat negativë kanë nevojë për një punë të re, një kompani të re, një karrierë të re, një perdspektivë të re apo këshilltar. Ata nuk kanë nevojë për ju.

Trajtoni kolegët negativë në këto mënyra:

  • Përpiquni të kaloni sa më pak kohë me ta .
  • Nëse jeni të detyruar, sipas rolit tuaj në kompani, të punoni me një person negativ vendosni kufij të qartë. Mos e lejoni veten të përfhsiheni në diskutime negative. Tregoni atyre se preferoni të mendoni pozitivisht në lidhje me punën tuaj. Shmangni sigurimin e një audience dashamirësie ndaj negativitetit.
  • Sugjeroni personit negativ të kërkojë ndihmë nga burimet njerëzore apo eprori i tyre.
  • Nëse gjithçka tjetër dështon, flisni me mbikëqyrësin ose burimet njerëzore në lidhje me sfidat që po përjetoni ndërsa përballeni me personin negativ. Mbikëqyrësi juaj mund të ketë ide, mund të jetë i gatshëm të adresojë negativitetin, dhe mund ta trajtojë çështjen me mbikqyrësin e personit negativ. Negativiteti i vazhdueshëm, që ndikon punën e kolegëve është një sjellje që mund të kërkojë masa disiplinore.
  • Nëse negativiteti në mesin e të punësuarve në kompaninë tuaj është i vazhdueshëm, nëse çështjet që garantojnë negativiteet mbetetn të pa-adresuara, dhe negativiteti ndikon në aftësinë tuaj për të kryer punën profesionalisht, ju mund të dëshironi të merrni në konsideratë për të lëvizur nga pozicioni aktual. Kultura jauaj aktuale nuk do të mbështesë mjedisin tuaj të dëshiruar të punës. Dhe, në qoftë se askush nuk punon përmirësuar kulturën e punës që mundëson negativitet, mos prisni që kultura të ndryshojë së shpejti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-trajtoni-nje-koleg-negativ/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala