Si të silleni në një intervistë pune?

Autori:Zekirja Shabani

Ne të gjithë e dimë se intervistat e punës janë momente stresuese. Menaxherët e punësimit dhe rekrutuesit mund ta perceptojnë disi ankthin dhe stresin, por të qënit tepër të stresuar ka të ngjarë t’ju pengojë të shfaqni natyrën tuaj të vërtetë dhe profesionalizmin tuaj.

Më poshtë ju mund të gjeni këshilla për të qëndruar i qetë gjatë një interviste për punë. Mos harroni se në qoftë se ju qëndroni të qetë, mund ta tregoni besimin tuaj dhe të reflektoni atë cka përfaqësoni realisht për të tjerët si dhe të rrisni mundësinë për ta fituar ofertën.

Shkoni të përgatitur: Kryeni detyrat e shtëpisë përpara se intervistës dhe bëni kerkime rreth përgjegjësive të punës, kompanisë dhe kulturës së saj. Shkoi atje duke e ditur se pse ju e doni aq shumë punën dhe se cfarë mund të ofroni. Bëni një intervistë paraprake me një mik apo me veten përpara pasqyrës dhe mbuloni temat e mundshme të intervistës. Gjithashtu, hartoni një listë pyetjesh për t’ia drejtuar intervistuesit.

Planifikoni përpara: Printoni kopje të CV disa ditë më parë. Mos prisni deri ditën e intervistës. Përgatisni veshjen dhe sigurohuni të jenë të hekurosura. Flini të paktën tetë orë gjumë një natë më parë. Planifikoni rrugën e udhëtimit deri në vendndodhjen e intervistës dhe përpiquni të arrini atje 15-20 minuta më parë. Mos u vononi kurrë në një intervistë.

 

Dëgjoni: Bëhuni një dëgjues aktiv dhe përgjigjuni në pyetjeve. Mos u përgjigjni thjsesht sa për të kaluar radhën, apo të flisni për diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që iu është pyetur. Mos e ndërprisni intervistuesin ndërsa ai është duke folur. Mos harroni se një intervistë është një bisedë me dy persona dhe nuk është një hetim. Prandaj, merrni pak pushim dhe përdorni kohë për të dëgjuar intervistuesin.

Mendoni pozitivisht: Mendo pozitivisht dhe mos u përpiqni të aludoni se cka po mendon intervistuesi në lidhje me ju. Mendimi pozitiv do ju ndihmojë të relaksoheni. Si rezultat i kësaj, ju mund të përqëndroheni në aftësitë dhe arritjet tuaja më me lehtësi. Tregoni pikat tuaja të forta dhe reflektoni mbi pikat kyçe rreth vetes për të deklaruar se pse jeni një përshtatje e mirë për këtë për punë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-silleni-ne-nje-interviste-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala