Si të ruheni nga sulmi në zemër

Autori:Zekirja Shabani

Sëmundjet e zemrës mund të jeni shkaktarët kryesor për vdekje, por kjo nuk nënkupton se duhet të rrish duarkryq. Këtu janë disa shkaqe të cilat ndihmojnë në parandalimin e sulmit në zemër.

  1. Mos pi duhan – pirja e duhanit është njëra prej faktorëve kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Kemikalet në duhan, mund ta dëmtojnë enët e gjakut dhe të zemrës, duke çuar kështu deri te ngushtimi i arterieve.
  2. Ushtro nga 30minuta në shumicën e ditëve të javës – Marrja me ushtrime fizike çdo ditë, mund të ruajë nga sëmundjet fatale të zemrës. Dhe kur e kombinon aktivitetin fizik me mënyrat e tjera të jetesës, si mbajtja e një peshe shëndetësore, atëherë krijohet një mburojë kundër sëmundjeve të zemrës.
  3. Ha ushqim të mirë për zemër – ngrënia e ushqimeve të mira për zemër mund të parandalojë sëmundjet e zemrës. Mënyrat më të mira janë me krijimin e një plani të ushqimit dhe një diete me përmbajtje ushqyese. Një dietë e pasur me fruta, perime, është një ndihmesë në ruajtjen e zemrës.
  4. Mbaj peshë të shëndetshme – të qenurit i mbipeshë, sidomos në qoftë se mbani pesha të rënda, rritë rrezikun për sëmundje të zemrës. Ngritja e peshave të rënda, rrisin shansin për sëmundje të zemrës pasi që rritet presioni në zemër, rritet kolesteroli dhe diabeti.
  5. Bëj gjumë të mjaftueshëm dhe kualitativ – deprivimi nga gjumi mund të ketë rreziqe më të më mëdha sesa vetëm hapja e gojës. Njerëzit që nuk flenë aq sa duhet, kanë rrezik më të madh të dhjamosjes, presionit të lartë të gjakut, sulmit në zemër, diabetit dhe depresionit.
  6. Bëj analiza të rregullta – presioni i lartë në gjak, kolesteroli i lartë mund të dëmtojnë enët e gjakut. Por pa i testuar ato, nuk do ta vëreni gjendjen e tyre. Analizat e rregullta 6mujore, apo si do që ta cakton mjeku, nuk duhet lënë anash.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-ruheni-nga-sulmi-ne-zemer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala