Si të ruhemi nga djersitja

Autori:Avdyl Pajaziti

Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Shumë njerëz djersiten edhe për shkak të stresit.

Secili prej nesh, eliminon nga 500 deri në 800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, vetëm përmes gjëndrave të djersës. Kjo sasi dyfishohet me ardhjen e sezonit të verës. Për të shmangur këtë djersitje të tepruar, Civitas rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale:

  1. Veshja: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje. Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri.
  2. Deodoranti: Zgjidhni deodorantin e duhur. Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.
  3. Tharja: Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.
  4. Ushqimet: Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen./qysh.me/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-ruhemi-nga-djersitja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala