Si të negociosh sikur Bill Gates

Autori:Avdyl Pajaziti

Hyrja në negocim është një udhëtim në të panjohurën – nuk e ke idenë se si çfarë do të ndodh. Pasiguria  e pazarllëkut mund ta bëj nervoz edhe negociatorin më të kalitur. Por nuk duhet që ta lësh tensionin që ti kontrolloj mendimet tua.

Në hulumtimin e tij, Michael Wheeler, ka gjetur një tension marramendës në tavolinën e pazarllëkut.

“Të gjithë që i kemi intervistuar kanë shprehur shkallë të ankthit rreth negocimit,” shkruan Wheeler.

Si shembull të mirë të negociatorit, Wheeler, merr ndërmarrësin Bill Gates. Ai posedon dy cilësi të mira të negociatorit, e cila është ‘dëgjimi, pastaj perspektiva’ dhe ‘ bërja më pak emocional’.

Dëgjo, pastaj jep perspektivën tënde.

Gates është i njohur për aftësitë e tij të negocimit, të cilat para disa vite i tregoi në një takim të tensionuar me Steve Jobs. Para lancimit të Windows, Jobs dhe Gates ishin shokë të ngushtë, sipas biografistit të Steve Jobs, Ëalter Isaacson. Jobs thoshte se Windows ishte kopje e sistemit operativ të Apple. Ndërsa, Apple kishte “huazuar” programin nga Xerox.

Isaacson shroi se Gates kishte shkuar në zyrat e Appledhe Jobs e kritikoi ashpër në prani të drejtuesve të Apple. Jobs duke bërtitur, i tha, “Je duke na vjedhur. Unë të besova ty, dhe tani ti vjedh prej nesh!”

Dhe, përgjigja e Gates, ishte: “Mendoj se çështja është se të dy e kishim një komshi të pasur që quhej Xerox, dhe unë hyra në shtëpinë e tij për të ia vjedhur TV-n, dhe pash se ti vetëm se e kishe vjedhur,” thotë ai.

Bëhu më pak emocional.

Disa vite më herët, Gates tha se ai është i suksesshëm në negocimi kur bashkë-negociuesi tregohet emocional, sepse Gates është “pak më emocional”. Fakti që ai është më pak emocional është një epërsi shumë e madhe. “Ai sigurisht që e di se emocionet kanë një rol të veçantë në negocim.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-negociosh-sikur-bill-gates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala