Si të lexoni më shumë?

Autori:Zekirja Shabani

James Clear, tregon se si ka përmirsuar shprehinë e tij të leximit.

Kur shikova shprehinë time të leximit, pash se shprehitë e mia të leximit ishin më shumë reaktive se proaktive. Po qese më është shfaqur ndonjë link në ekranin tim në Facebook apo Tëitter, atëherë un do e lexoja atë si reaksion. Nuk po krijoja kohë të veçanë për lexim të librave. Në fakt po lexoja ide interesante të cilat në njëfarë mënyrë më imponoheshin për lexim.

Si rezultat, shumica e leximeve të mia ishin online. Tani, që ka artikuj të mrekullueshëm me bollëk në internet, por të flasim shtruar, kualiteti i librave është më i mirë. Librat zakonisht kanë shkrim më të mirë dhe informacione më të sakta. Nga perspetiva e leximit, është shfrytëzim më i mirë i kohës në lexim të librave sesa të leximeve online.

Pra, më duhet një strategji se si të krijoj shprehi për lexim?

20 faqe në ditë

Unë zakonisht zgjohem, pi një gotë ujë, i shkruaj tri gjëra për të cilat jam falenderues, dhe lexoj 20 faqe të një libri. Për 10 javë, kam krijuar shprehi të re. Dhe kur bëra llogaritjen, i binte që të lexoja rreth 36 libra në vit.

Këto janë arsyet se pse mendoj që kjo strategji funksionon:  20 faqe janë pak dhe nuk janë dekurajuese. Shumë prej njerëzve lexojnë 20 faqe mbrenda 30 minutave. Dhe në qoftë se e bën këtë si gjënë e parë në mëngjes, atëherë urgjencat ditore nuk do të të pengojnë të lexosh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-lexoni-me-shume/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala