Si të kursesh 90% të rrogës? Ja zgjidhja e inxhinierit të “Google” (Foto)

Brandon është një inxhinier i gjigantit “Google” dhe jeton praktikisht brenda tij. Kjo në kuptimin e parë të fjalës, pasi djaloshi 23-vjeçar jeton në parkingun e kompanisë në Silicon Valley.
Për arsye privatësie, ai nuk tregon mbiemrin, por rrëfen se si jeton në një kamion Ford të vitit 2006, me qëllim që të kursejë shpenzimet e qirasë.
Eksperti i programimit ka mbërritur në Silicon Valley nga Massachusetts dhe që në ditët e para ka kuptuar se jetesa në San Francisco dhe transporti deri në zyrat e kompanisë do t’i kushtonte të paktën 2 mijë dollarë në muaj.
Kështu, ai ka blerë një kamion për 10 mijë dollarë dhe ka vendosur në të një krevat, një komedinë dhe një varëse rrobash.
Ai thotë se bën dush, palestër dhe ushqehet në punë. “Meqë gjithë ditën rri në punë, çfarë më duhet shtëpia”, thotë ai.
Tashmë i vetmja shumë që ai paguan rregullisht është siguracioni i kamionit prej 121 dollarësh.
“Kështu po kursej 90 për qind të asaj që fitoj. Nëse po vë ca para mënjanë për të ardhmen, pse duhet të mos vazhdoj ta bëj?”, thotë ai.