Si të kuptoni nëse Apple ju ka shitur një iPhone me bateri të dobët

Autori:Avdyl Pajaziti

Për krijimin e iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus Apple ka bashkëpunuar me Samsung-un dhe TSMC-ën. Këto dy kompani kanë prodhuar çipin A9 për telefonat e rinj të Apple-it. Çipi i kompanisë TSMC është më i madh dhe ofron 1.5 deri në 2 orë më shumë bateri se çipi i Samsung.

Për të kuptuar se cilin çip ka iPhone juaj, ju duhet të shkarkoni aplikacionin Lirum Device Info Lite nga App Store. Pasi të hapni aplikacionin, shikoni tek të dhënat e telefonit, sidomos tek modeli.

Nëse iPhone 6s i juaj ka modelin N71mAP, do të thotë se është krijuar nga kompania TSMC, nëse ka modelin N71AP, është krijuar nga Samsung. E njëjta gjë ndodh edhe me iPhone 6s Plus. Nëse modeli është N766mAp, është krijuar nga TMSC, nëse ka modelin N766AP, është krijuar nga Samsung. Vetëm në këtë mënyrë mund të zbuloni se çfarë procesori përdor iPhone juaj. Të dyja versionet funksionojnë njësoj, thjesht duhet të karikoni më shpesh telefonin me çipin e Samsung.

Për më tepër, videoja në vazhdim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-kuptoni-nese-apple-ju-ka-shitur-nje-iphone-me-bateri-te-dobet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala