Si të kërkojmë atë që dëshirojmë?

Autori:Zekirja Shabani

Nuk ka dyshim, se eshte vështirë të hysh bisedime ‘për tema të nxehtë’. Në një studim të kohëve të fundit kryer nga PayScale.com, 31,000 persona janë anketuar mbi negocimin e pagave, dhe mbi gjysma u përgjigj se ata kurrë nuk kishin kërkuar rritje. Arsyet më të zakonshme që jepen për të mos negociuar përfshijnë: ndjesinë e ‘mos-rehatisë’; dhe të ndjerit të frikësuar se mos perceptohen si ‘shumë agresivë’.

PayScale.com është një burim i shkëlqyer në qoftë se jeni në kërkim për të përcaktuar vlerën tuaj profesionale dhe se sa ju duhet të paguheni. Ajo gjithashtu ofron një Guidë Negociatore të Pagës me këshilla të ekspertëve se si të ndërtojmë negociata të fuqishmë. Këtu janë 7 këshilla të përpiluara nga udhëzues për t’ju ndihmuar të kërkoni atë cka vleni:

  • ‘Riformësoni’ qasjen tuaj. ‘Bisedat që çojnë në marrëveshje’ janë një mënyrë e mirë për të menduar rreth negociatave.
  • Mësoni se sa vleni. Zbuloni shifrën për të cilën blerësi është i gatshëm të paguajë – pavarësisht gjinisë- për shërbimet që ofroni.
  • Përgatisni të dhënat tuaja dhe kundër-ofertën, dhe imnprovizoni me një mik apo anëtar të familjes – në këtë mënyrë do të jeni më të përgatitur dhe komfort në mbledhjen aktuale.
  • Filloni bisedën me pyetje. Zbuloni ‘pazarllëkun’ për nevojat, dëshirat, frikën, preferencat dhe prioritetet e partnerit tuaj. Këto pyetje diagnostike mund të përmirësojnë ndjeshëm rezultatin e negociatave.
  • Përgjigjuni nevojave duke ofruar përfitime. Lejoni që partneri juaj i negocimiit të di se si mund ti përmbushni nevojat – mbështetur nga të dhëna të ngurta – përpara se të pyesni për ndonjë gjë në lidhje me veten tuaj.
  • Formoni propozimet si reciprokisht të dobishme. Përdorni metrika objektive të tilla si ‘vlera e tregut’ në vend se ato subjektive të tilla si ‘ajo që unë besoj se meritoj’.
  • Përpiquni ti nxisni ata të zbulojnë ndonjë shifër. Gjithmonë mundohuni që të jetë menaxheri punësimit i pari që do ndajë opinionin e tij mbi ‘fashën’ e pagës apo një ofertë pas interviste. Mos pranoni kurrë ofertën e parë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-kerkojme-ate-qe-deshirojme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala