Si të kaloni një dimër të shëndetshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Është e vërtetuar shkencërisht se gjatë vjeshtës dhe dimrit gjumi ju thërret më fortë se sa ushtrimet dhe stërvitja fizike, për këtë arsye mund ta keni pak të vështirë të qëndroni në formë .

Nëse ditët e ftohta ju plogështojnë dhe ju demotivojnë, Elise Facer Childs, eksperte nga Universiteti Birmingham ju sugjeron të bëni ushtrime të shkurtra dhe efikase.

Sipas saj ti kushtoni 20 minuta nga dita juaj stërvitjes në shtëpi do të ishte më e lehtë se sa të zgjoheshit herët për të shkuar në palestër.

Megjithatë Childs thotë se është e rëndësishme të ushtroheni në mëngjes pasi drita e diellit na ndihmon të zgjohemi më energjikë dhe e vendos trupin në një cikël 24 orësh.

Ajo sugjeron të bëni ushtrime si pompa, kërcime ,skuats,ushtrime për gjunjt duke rekomanduar nga 10 për secilën. Pasi të keni bërë këto kaloni te ushtrimet e barkut.

Pavarësisht këtyre këshillave Elise shprehet se duhet ta zgjidhni vet kohën, e sipas ora, kur stërviteni dhe nëse nuk e përballoni dot intesitetin e ushtrimeve provoni të bëni joga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-kaloni-nje-dimer-te-shendetshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala