Si të inspirohemi?

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Në qoftë se kërkoni inspirim, kërkojeni atë në këto pesë fusha:

  1. Në Botën Tënde – me këtë nënkuptohet idetë spontane që ty të lindin në jetën tënde të përditshme. Shumë prej këtyre ideve ne i lëmë pas dore, por po të fillosh ta shohësh botën që të rrethon si ‘treg’ potencial për ty, do të arrish të gjesh ide me potencial të vërtetë.

 

  1. Në idetë e ‘këqija’ – Disa pre nesh jemi të inspiruar gjatë gjithë kohës. Ne vijmë me ide të reja në mënyrë konstante gjatë ditës, disa prej tyre i përqeshim, disa i shohim si joreale. Do ta vëresh që sa më shumë ide ‘të këqija’ ke, aq më shumë të vijnë idetë e mira. Mbajini një fletore të vogël shënimi në telefonin tënd celular, dhe shkruaj idetë që të vijnë ndërmend, pa marrë parasysh se sa banale duken ato.

 

 

  1. Në bashkëpunime – Nganjëherë ne kemi disa ide të cilat nuk janë komplete, apo ‘gjysmë të pjekura’. Por biseda me njerëzit të cilët i përkasin fushës tënde, të ndihmojnë në ‘pjekjen’ e kësaj ideje.

 

  1. Në Shokë dhe Familje – Nuk ke nevojë që të përkushtohesh vetëm në bashkëpunime. Dëgjoji shokët dhe familjen tënde. Duke ju kushtuar rëndësi nevojave të tyre, ankesave të tyre, mund të te lindin ide marramendëse.

 

  1. Me pyetje vërdallë – Në qoftë se je i lidhur me ndërmarrësi, mund ti pyesësh klientët tuaj për ide. Njëjtë sikur mundohesh të gjesh gabimet në kompaninë tënde, ashtu vepro edhe me kompanitë tjera. Bëj telefonata, pyeti kompanitë tjera për problemet e tyre ditore. Por më e rëndësishmja është që të mbash shënime, në telefoni-n tënd, në tabletë-n tënde, apo kudo tjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-inspirohemi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala