Si të humbim peshë gjatë natës ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumica tashmë mjaltin e përdorin në ushqim si përbërës shërues dhe i shëndetshëm, derisa kanella, erëza e preferuar bën pjesë në shumë ëmbëlsira. Mirëpo, ende nuk është i njohur mirë kombinimi magjik i këtyre përbërësve, pasi që e përshpejtojnë metabolizmin dhe me këtë rast ndihmojnë në heqjen e kilogramëve shtesë. Elementi më i rëndësishëm në ndikimin e lëngut nga mjalti dhe kanella është koha kur e pini atë. Në fakt, gjysma konsumohet para gjumit, ku do ta përshpejtojë metabolizmin, e gjysma tjetër në lukth të thatë në mëngjes kur ndikon fortë në gjakrrjedhje dhe në organizëm.

Përbërësit:

-2 lugë të mëdha mjaltë;

-1 lugë kanellë;

-250 ml ujë.

Përgatitja:

Vloni ujin, e hidhni mbi kanellë e kur të ftohet shtoni mjaltin dhe i përzieni mirë. Gjysmën e parë e pini para se të shkoni në gjumë, e gjysmën tjetër në mëngjes në lukth të thatë. Elementi i dytë i rëndësishëm i dobësimit në gjumë është edhe lirimi i organizmit nga uji tepricë. Për këtë, duhet të pini çaj nga luleradhiqet./qysh.me/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-humbim-peshe-gjate-nates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala