Si të fitoni para përmes Instagramit?

Autori:Avdyl Pajaziti

Përdoruesit e Instagram që kanë më shumë se 1,000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, bëhet e ditur sipas një aplikacioni të ri të quajtur Takumi.

Ata që kanë 10,000 ndjekës mund të fitojnë 15,000 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë ndikim – ata me 100,000 ndjekës – mund të fitojnë 150,000 paundë.

Por, si mund të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës
Reklamuesit dëshirojnë të gjejnë klientë të rinj, kështu që, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit
Mos prisni t’ju trokasin në derë. Tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që i keni në Instagram dhe pyetni ata nëse dëshirojnë që ju t’ua reklamoni produktet e tyre. Aplikacioni ‘Takumi’ u jep mundësinë personave me më shumë se 1,000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund t’i provoni gjithashtu edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand, transmeton lajmi.net.

Shënim: Ju mund të bëni gjithashtu disa fotografi të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produkte
Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtagun #ad për të qenë më të vërejtur. (lajmi.net)

– See more at: http://lajmi.net/si-te-fitoni-para-permes-instagramit/#sthash.A55yXkGw.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-fitoni-para-permes-instagramit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala