Si të fitoni para nga Instagram?

Autori:Avdyl Pajaziti

nstagrami kohët e fundit është shndërruar në një ndërr rrejetet më të përdorur social dhe shpesh përveç qëllimit të argëtimit shumë prej tyre e pëdorin për qëllime itimi.

Përdoruesit e Inatagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Ja si mund të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës
Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit
Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takumi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues
Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet
Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-fitoni-para-nga-instagram/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala