Si të bëhemi më produktiv në punë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë prej njerëzve nuk ndihen mirë kur kanë të shkojnë në punë – edhe ndërmarrësit gjithashtu. Ata mund të mos e pëlqejnë punën, njerëzit me të cilët punojnë, ambientin e punës, apo thjeshtë janë mërzitur nga rutinat monotone.

Me disa mënyra të thjeshta të bazuara në shkencë, më në fund do të jemi në gjendje të kënqemi në punë – dhe më e rëndësishmja – të kemi dëshirë të shkojmë në punë.

  1. Mënyra e parë: Provo diqka të re çdo ditë
    Psikologët pohojnë se “asgjë nuk kontribuon më shumë në lumturinë tonë më shumë sesa shkatërrimi i iluzioneve në të cilat kapemi.” Të qenit i hapur në provim apo bërje të diqkaje të re, në shikim të parë mund të jetë trishtuese për shkak të shprehisë së mos provimit. Sidoqë të jetë, me kalimin e kohës, ne fillojmë të shohim të mirat që mund të arrihen me provimin e gjërave të reja.
  2. Mënyra e dytë: Qëndroni fit, aktiv dhe i shëndetshëm:
    A dëshironi ta dini suksesin e shumë prej njerëzve të famshëm? Ata qëndrojnë në formë. Studimet kanë treguar se ka një lidhje midis të qëndruarit fit dhe suksesit në aspektin e karierrës. Në fakt 72 përqind prej të përgjigjurve në një studim të fundit, kanë pohuar se ushtrimet në ditën e punës rezultojnë me përmirësime në menaxhim të kohës, përderisa 79 përqind raportojnë një arritje të rëndësishme në performancë mendore dhe personale.
  3. Mënyra e tretë: Akordoje kohën me mençuri
    Përderisa je në punë, mendja jote shumë lehtë ‘bombardohet’ me mendime, ide, etj. Mendja jonë punon si muskujt, dhe dëshimtë tregojnë se marrja e rregult e pushimeve ndihmon në karikimin e produktivitetit dhe kreativitetit. Përceptimi ndijor poashtu punon në këtë mënyrë, thotë Daily Science. Truri ynë ndalon regjistrimin e pamjeve, zerave apo ndenjave në qoftë se stimuli është në gjendje konstante në kalim të madh të kohës apo qëndron i pa ndryshuar.
  4. Mënyra e katërt: Mos shpenzoni kohë në takime
    Do (do.com), u ndihmon njerëzve me këtë problem. Një shumë e madhe e kohës shpenzohet në takime jo-produktive. Në mënyrë që ta parandalojmë këtë këtu janë disa pika që duhet të përcillen.

Sigurohuni se të gjithë mbërrijnë në kohë. Po të jetë e nevojshme, dëtyroji të gjithë që ti largojnë telefonat mobil dhe ti mbyllin lap-topat e tyre në mënyrë që të mos u largohet mendja nga takimi. Shënimet duhet të mirren me duar, pasiqë kjo mënyrë të mban të përqendruar. Takimet mund të jenë të paorganizuara, apo mund të devijoni nga qëllimi i takimit. Kështu pra, duhet të qëndreni mbrenda agjendës, dhe të mbani fokusin në pikat e diskutimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-te-behemi-me-produktiv-ne-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala