Si ta rrisni pagën?

Autori:Zekirja Shabani

Negociatat e pagave mund të jenë të vështira. Ka shumë njerëz që nuk kërkojnë rritje apo nuk negociojnë ofertat e pagave, sepse kjo i vendos ata në nje situate të sikletshme, ata nervozohen ose nuk dëshirojnë të duken shumë ambicioz. Nese ju jeni me kurajoz dhe kerkues përpara se ta bëni këtë, ndërmerrni këto tre hapa.

Ndërtoni rastin tuaj

Mblidhni të dhëna për të treguar se pse ju e meritoni rritjn e pagës. ‘Nëse ju jeni një performues mbi mesataren i cili po kontribuon dukshëm në produktin përfundimtar, kjo ju jep një mundësi ë fortë për të siguruar rritje,’ sipas ekspertëve të karrierës.

Përdorni performance tuaj për të siguruar mbështetje. Gjithashtu, vini në dukje shembuj specifikë dhe piketa të suksesshme që tregojnë se ju keni shkuar më lart dhe përtej përgjegjësive tuaja të përditshme. Dokumentoni mënyrat me të cilat ndihmuat kompaninë tuaj të arrijë objektivët e saj dhe theksoni rolet e rëndësishme që keni luajtur.

Hulumtoni tregun

Një nga mjetet më të mira të ‘pazarit’ gjatë negocimit për rritje është të dini se sa paguan tregu. Gjithashtu, bisedoni me njerëz të kësaj fushe, dhe kërkoni nga ata nëse vlerësimet e pagave që keni gjetur janë të sakta dhe në përputhje me kompanitë specifike që synoni ju.

Praktikoni ‘fjalimin’ e duhur

Pasi të keni ndërtuar rastin dhe të keni mbledhur të dhënat në treg, sigurohuni të paraqisni informacionin në mënyrë koncize dhe bindëse. Praktikoni kërkesën me një trajner, mentor apo dikë i cili të mund ti jap kuptim asaj cka duhet të prisni përpara takimit.

Dhe mos u zhgënjeni nëse ‘Kërkesa e Madhe’ nuk rezulton me një ‘Fitore të Madhe’ që herën e parë. Nëse ju refuzohet kërkesa, përdoreni atë si një mundësi për të nisur nga planet- dhe ndërtuar rastin tuaj-për herën tjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-rrisni-pagen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala