Si ta përgatitni reçelin e kumbullës?

Autori:Avdyl Pajaziti

Përbërësit:

1 kg kumbulla

800 gr sheqer

100 ml ujë

Përgatitja:

Si fillim lajmë kumbullat dhe iu heqim bërthamat, ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. I përziejmë vazhdimisht derisa të tretet sheqeri. Pasi i përziejmë me një lugë druri hedhim sasinë e kumbullave.

Kujdes, këshillohet të zihet në mënyrë të ngadaltë për rreth 45 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas këtij procesi e vendosim sërish të ziejë derisa në sipërfaqen e tij të shfaqet shkumë .

Në përfundim e hedhim në një vazo qelqi dhe e mbyllim fort me kapak për të mos patur kontakt me ajrin, pasi prishet. /GazetaExpress

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-pergatitni-recelin-e-kumbulles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala