Si ta përdorni Facebook pa internet

Autori:Avdyl Pajaziti

Çfarë nëse ju themi se mund ta përdorni rrjetin social Facebook në celular në të njëjtën mënyrë siç e përdorni në PC por pa internet dhe pa u brengosur fare për paketa të internetit që janë në dispozicion nga operatori juaj

Po është e mundur. Shumë njerëz e kanë provuar këtë trik dhe rrjeti më i madh social në botë aktualisht mund të punojë edhe pa internet – vetëm se celulari duhet të jetë i tipit më të vjetër.

Përdoruesit e Facebook në Indi kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në Facebook pa internet, vetëm duke thirrur në *325# me celularët e tyre.

Si punon kjo? Përcillni këta hapa:
Hapi 1: Thirrni në *325# me celularin tuaj.
Hapi 2: Do të ju kërkohet që të shënoni emrin e përdoruesit në Facebook dhe fjalëkalimin.
Hapi 3: Shkruani detajet tuaja për të pasur qasje në Facebook falas.
Hapi 4: Një mesazh do të paraqitet duke iu ofruar menynë e Facebook. Hiqeni mesazhin.
Hapi 5: Mesazhi tjetër do të ju pyesë që të zgjidhni në mes të 8 opsioneve si News Feed, Update Status etj. Zgjidheni njërën.
Hapi 6: Tani mund t’i përdorni të gjitha veçoritë e Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-perdorni-facebook-pa-internet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala