Si ta mundim lodhjen pranverore

Autori:Zekirja Shabani

Në muajt e pranverës trupi është më aktiv, e me këtë rast fillon prodhimi më i lartë i hormoneve, që mund të ndikojë në mungesën e vitaminave, e nëse edhe ushqehemi në mënyrë jo të shëndetshme, trupi nuk e përballon këtë aktivitet të shtuar, prandaj me këtë vjen deri te lodhja.

Gjumi i mjaftueshëm dhe ushqimi i ekuilibruar janë kusht për forcimin e imunitetit. Ndryshimet e shpeshta meteorologjike në ditët pranverore dhe ritmi i shtuar i jetës ndikojnë në ndryshimin e shëndetit të njerëzve.

Disa hormone zhvillohen më shumë në errësirë, ndërkaq te disa të tjera më i theksuar është prodhimi në dritë.

Dalja jashtë gjatë kohës së mirë me diell nxit prodhimin e hormonit, i cili lehtëson daljen nga depresioni, i ashtuquajturi hormoni i lumturisë. Me arritjen e ditëve të ngrohta, disa njerëz ndjejnë simptoma të plogështisë, humbje vullneti, dhimbje në nyja, pagjumësi.

Sipas mjekëve, problemet shëndetësore që sjellin deri te lodhja, e ndaj të cilave duhet pasur kujdes janë: anemia, infeksionet, sëmundjet e sistemit imun, tumoret, humbja e oreksit, sëmundjet e gjëndrave tiroide, çrregullimet e gjumit, stresi dhe depresioni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-mundim-lodhjen-pranverore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala