Si ta mposhtësh frikën e fjalimeve publike

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Ushtro,Ushtro,Ushtro – prej shkaqeve për dhënie të efektshme të fjalimit publik janë ushtrimet dhe përgatitjet e shumta para prezantimit. Para se të mbante fjalimin në Ted, Eduarte tha se kishte ushtruar 35 orë për atë fjalim.
  2. Paramendoje një prezentim perfekt – paramendoje veten duke e dhënë fjalimin më të bukur që mund ta kishe imagjinuar. Është e rëndësishme ta mashtrosh mendjen duke e bërë të mendoj se fjalimi yt do të jetë mahnitës. Duarte thotë se duhet vizualizosh fjalimin në detaje, nga fytyrat e publikut deri në aty se si do ta fillosh fjalimin. Duke e bërë këtë të pamundësohet harrimi i pikave të fjalimit.
  3. Gjeje prehjen mendore – mund ta kontrollosh përfundimin e prezantimit, por mund të ketë gjëra që janë jashtë kontrollit tënd, duke filluar nga rënia e telefonit tënd e deri tek prishja e projektorit. Përgatitu për të papriturën.
  4. Mos lejo që ngrysja të shqetësoj – kur e dijmë që njerëzit po na vërejnë që jemi nervoz, kemi më shumë gjasa të ngatërrohemi. Por, është më problematike që audienca ta vërejë në qoftë se je nervoz. Në qoftë se ngec gjatë prezantimit, bëje një shaka dhe vazhdo. “Ata nuk të gjykojnë ty. Ata sigurisht se po mundohen të bëhen të sjellshëm dhe të dëgjojnë. Apo mund të jenë në botën e tyre,” thotë Duarte.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-mposhtesh-friken-e-fjalimeve-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala