Si ta largojmë erën e keqe të gojës

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse jeni në kërkim të një uji për gojë, që është i lirë dhe efikas, më së miri është që ta bëni vetë. Nëse dëshironi që të keni erë të mirë të gojës dhe të dhëmbë të shkëlqyeshëm, jua sjellim recetën për ujë antibakterial për gojë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

– 2 lugë të vogla me sodë të bukës

– 2 pika të vajit eterik të mentës

– 2 pika të vajit eterik të drurit të çajit

– 1/2 filxhani me ujë të distiluar

Përgatitja:

1. Përgatiteni një shishe të vogël ose një gotë me kapak duke e pastruar mirë.

2. Në të e qiteni sodën e bukës, e më pas vajrat eterike.

3. Ua qitni ujin e distiluar dhe tundeni mirë para përdorimit.

4. Me pak përzierje e shpëlani mirë zgavrën e gojës dhe e pështyni.

5. Menta e freskon gojën, druri i çajit e dezinfekton zgavrën e gojës, ndërsa soda e bukës e pastron smaltin e dhëmbëve.

– See more at: http://www.qysh.me/qysh-me-largu-eren-e-keqe-te-gojes/#sthash.8tOQnAGo.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-largojme-eren-e-keqe-te-gojes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala