Si ta kontrolloni tensionin e lartë të gjakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Më poshtë keni disa metoda për të mbajtur nën kontroll
Tensioni i lartë i gjakut është një shqetësim për shumë persona, prandaj në disa raste është e nevojshme që herë pas herë të marrim dhe masat e duhura për të mbrojtur shëndetin nga ky tension i lartë i gjakut. Disa nga veprimet që na ndihmojnë për këtë janë;

Hapi i parë Ushtrimet fizike, siç janë yoga, vrapimi, të ecurit e shpejtë, notimi, çiklizmi etj., që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës; nëse aplikohen të paktën tri herë në javë nga gjysmë ore ose më shumë, janë në gjendje ta ulin tensionin arterial.

Hapi dytë Zvogëlimi i peshës trupore konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte anësore për uljen e vlerave të tensionit arterial. Mund të thuhet se me një kilogram të humbur arrihet ulja e presionit për një mmHg. Kështu që një njeri që është 10 kg mbi peshën ideale dhe ka një presion që është 10 mmHg mbi vlerat optimale, në qoftë se arrin peshën ideale do t’i rikthehen edhe vlerat optimale të shtypjes së gjakut.

Hapi tretë Ulja e sasisë konsumuese të alkoolit, pa dyshim se luan një rol të madh në kontrollin e vlerave të tensionit tek njerëzit që normalisht e përdorin atë.

Hapi katërt Efekti favorizues i duhanit në arteriosklerozë është dokumentuar te vdekjet nga kardiopatitë ishemike dhe vaskulopatitë cerebralë te duhanpirësit e mëdhenj. Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi tensionin arterial zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientët me hipertensionin. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje.

Hapi pestë Edhe dieta luan një rol të rëndësishëm dhe duhet t’i kushtohet rëndësi në rastet me hipertensioni arterial. Studimet tregojnë se duke rritur konsumin e kaliumit, sepse ai është një nga jonet kryesore të organizmit tonë. Disa ushqime që përmbajnë kalium: salcë domateje, çaj, kafe, soja e thatë, pluhur soje, qumësht, fasule, kajsi të thata, pjeshkë të thata etj. Djersitja e tepërt, diarreja dhe vjellja që shkaktojnë humbje lëngjesh, mund të prishin dhe ekuilibrin e përqendrimit të kaliumit dhe joneve të tjera në gjak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-kontrolloni-tensionin-e-larte-te-gjakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala