Si ta hiqni erën e keqe të gojës

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Era e keqe e gojës është diçka që të gjithë ne kujdesemi për të, por jemi shumë të sjellshëm të ia përmendim dikujt i cili e ka këtë problem.

çdokush ka probleme me erën e keqe të gojës, nga koha në kohë, por shumica kemi probleme të vazhdueshme të këtij lloji. Në qoftë se është e përhershme mund të jetë e turpshme.

Është e lehtë të vëresh në qoftë se të tjerët kanë erë të keqe të gojës, por sa i përket vetës është paksa problematike. Në qoftë se mendon se ke erë të keqe të gojës, është një test i thjeshtë që mund ta provosh. Lëpij kyçin e dorës dhe pastaj nuhate atë. Në qoftë se i vije era e keqe, atëherë është e sigurtë që ti ke erë të keqe të gojës.

Era e keqe e gojës apo siç njihet në gjuhën e mjeksisë “halitosis” nuk është diçka serioze. Në të shumtën e rasteve shkaktohet nga higjiena e dobët.

Kafshatat e ushqimit që mbesin në mes të dhëmbëve dhe në gjuhë, kalbet, dhe shpeshherë shkakton erë të keq të gojës.

Ndërsa, ushqimet si qepa, hudhra, apo produktet e qumështit, këto janë vetëm erëra të këqija të afatit të shkurtër.

Mundësi të evitimit të erës së keqe të gojës

  • Laji dhëmbët dy herë në ditë. Përdor pastë dhëmbësh fluorur. Pastrimi korrekt dhe i rregullt i dhëmbëve është shumë i rëndësishëm për të mbajtur erën e gojës të pastër.
  • Pastroje gjuhën. Një pastrues i gjuhësh, që quhet krues i gjuhës, mund ti largojë bakteret që gjenden prapa gjuhës, të cilat gjatë pastrimit nuk arrihen të largohen.
  • Patroj dhëmbët me pe. Pastrimi i dhëmbëve me brushë mund ti largoj vetëm 60% gjithëpërfshirëse të dhëmbëve. Ndërsa me pastrimin me anë të perit, ajo i largon ushqimet që mbeten në mes të dhëmbëve.
  • Përdor pastrues goje antibakterial. Koha më e mirë për përdorimin e këtij pastruesi është para se të shkosh në gjumë. Ka lloje të ndryshme të këtij pastruesi, por më e mira është ajo pa alkool.
  • Përdor çamçakëz pa sheqer. çamçakëzi, ndalon gojën nga tharja, pasiqë tharja e gojës çon drejt erës së keqe të saj.
  • Shko tek dentisti për kontroll së paku një herë në vit. Kjo është një shansë e mirë për pastrim të thellë të dhëmbëve, si dhe për rregullimin e atyre që janë sëmurë. Dhe gjithashtu do të marrësh përgjigje definitive se a ke erë të keqe të gojës.
  • Braktise duhanin. Në qoftë se je duhanpirës, shanset janë të mëdha që të kesh erë të keqe të gojës. Pirja e duhanit gjithashtu përmban rreziqe të shumta për sëmundje të ndryshme trupore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-ta-hiqni-eren-e-keqe-te-gojes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala