Si punohet brenda Google (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Google sapo ka prezantuar rezultatet e saj financiare, të plota për vitin 2014, ndërsa gjiganti i kërkimit dhe platforma e saj mobile Android kanë treguar rritje në të ardhura për tremujorin e fundit dhe vitin e plotë.

Të ardhurat e Google për 2014 arritën në në 66 miliardë dollarë, apo 19 për qind më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat e tremujorut të fundit të vitit kanë arritur në 18.1 miliardë dollarë, apo 15 përqind më shumë nga viti në vit.

Faqet në pronësi të Google kanë gjeneruar 12.43 miliardë dollarë në të ardhura, apo 18 për qind, ndërsa faqet partnere të saj kanë gjeneruar 3.72 miliardë dollarë, apo 6 për qind më shumë.

Më tej, Google ka thënë se i ka shtuar edhe 2000 punëtorë të rinj për katër muajt e fundit të vitit.

Në fotografitë e më poshtme shihet se si punohet brenda ambienteve te Google.

Këto janë vetëm disa nga zyret e kompanisë gjithandej botës.

 

Google_Office_Brazil_1 Google PGH office google1 google2 google3 google-dublin1 Google-Ireland-office-by-Camenzind-Evolution-Dublin-05 google-office-design-1r Google-Office-In-Dublin-Pictures- google-office-interior-layout google-office-mexico5 Google-Tel-Aviv-Office_2 Sleek-Office-Of-Google-Venice-California-10

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-punohet-brenda-google-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala