Si ndryshoi historia e çiklizmit britanez deri në fitoren e Tour de France?

Në vitin 2010, Dave Brailsford u ballafaqua me një punë të vështirë.
Asnjë çiklist Britanez nuk e kishte fituar ndonjëherë ‘Tour de France’, por si Menaxher Gjeneral dhe Drejtor i Performancës për ekipin ‘Sky’ (ekipi profesional i çiklizmit të Britanisë së Madhe), Brailsford-it iu dha shansa ta ndryshonte këtë fakt.
Çasja e tij ishte e thjeshtë.
Brailsford besonte në një koncept që e quante “grumbullimi i fitimeve margjinale.” Ai e përkthente këtë si “1 përqind margjinë në përmirsimin e gjithçkaje që bën.” Ai besonte se në qoftë se bën përmirsime për vetëm 1 përqind në qdo aspekt të çiklizmit, atëherë këto arritje të vogla do të mblidheshin dhe të përbënin përmirsim të dukshëm.
Ata filluan përmirsimet në të gjitha aspektet si: në ushqimin e çiklistëve, në programin e ushtrimeve, në përmirsimin e çikletave etj.
Por Brailsford dhe ekipi i tij nuk u ndalën aty. Ata kërkuan për atë 1 përqind përmirsim deri edhe në fushat më të vogla të cilat shmangeshin nga të tjerët si: gjetja e jastëkave më të mirë për fjetje, xhel-in më të mirë për masazha, deri tek mësimi sa më i mirë për larjen e duarve në mënyrë që të mos fitoheshin infekcione. Ata kërkuan për këtë 1 përqind-ësh në qdo aspekt.
Brailsford besonte se ai së bashku me ekipin e tij për 5 vite do të arrinin që ta fitonin ‘Tour de France’ .
Por, ai u gabua! Ata e fituan atë për vetëm 3 vite.
Në vitin 2012, çiklisti i ekipi ‘Sky’ – Bradley Wiggins – u bë çiklisti i parë Britanez që e fiton ‘Tour de France’. Po atë vit, Brailsford e trajnoi ekipin e çiklistëve Britanez në Lojra Olimpike dhe dominoi në këtë komepticion duke fituar 70 përqind të të gjitha medaleve të arta.
Në vitin 2013, ekipi ‘Sky’ e përsëritin suksesin e tyre duke e fituar ‘Tour de France’ përsëri, por këtë radhë me çiklistin tjetër – Chris Frome – .Shumë prej analistave sportiv këtë performancë të ekipit Britanez në Olimpiadë dhe Tour de France e kanë konsideruar si më të mirën në historinë moderne të garave të çiklizmit.
Dhe tani si pyetje e rëndësishme: ‘çfarë mund të përfitojmë ne nga teknika e Brailsford?’
Është shumë e lehtë që të nënvlersohen përpjekjet ditore të cilat ne i bëjmë.
Ndoshta të gjitha shprehitë të cilat i ke – të mira apo të kqija – janë si rezultat i vendimeve të vogla që janë bërë me kalimin e kohës.
Dhe, sa lehtë i harrojmë këto vendime kur dëshirojmë të bëjmë ndonjë ndryshim.
Shumë shpesh ne e bindim vetvetën se ndryshimi nuk vjen ndryshe vetëm se me mund, e me përpjekje të stërmdha të cilat i bashkangjiten asaj. Pa marrur parasysh se çfarë është ajo, humbje e peshës, ndërtimi i një biznesi, apo çfardo synimi tjetër. Ne zakonisht i vëmë vetvetes sonë presion se nuk mund të arrijmë ndonjë synim jetsor.
Përderisa, 1 përqind e përmirsimit nuk është e dukshme. Mirpo mund të jetë shumë domethënëse, sidomos në afatgjatë.