Si i bëri Mark Frroku 10 milionë euro?

Prokuroria do të hetojë burimin e 10 milionë eurove nga pasuria e deputetit Mark Frroku për të cilat ILDKP ka dyshime se vijnë nga aktivitet kriminal. Janë caktuar ekspertët kontabël të cilët do të kalojnë në sitë të gjithë pasurinë e deputetit dhe familjarëve të tij.
Rreth 10 milion euro sipas ILDKP-së Frroku nuk ka mundur t’i justifikojë në deklaratën e pasurisë. Vendimi për caktimin e ekspertit i është dërguar avokatëve të deputetit para 10 ditësh.
Greta Dangu, eksperte e fushës ekonomike-financiare, është caktuar nga prokuroria t’i japë përgjigje disa pyetjeve të nevojshme për hetimin e pasurisë së Frrokut. Ndërsa hetohet pasuria e tij, vetë Frroku gjendet në burg prej 6 muajsh pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë,ngjarje e ndodhur në 1999. /opinion.al/