Si e kishte kërcënuar Fisnik Ismajlin “dosti” i Rrustem Mustafës!

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli duke komentuar debatin e ‘haraçit’ ka përmendur deputetin e PDK-së, Rrustem Mustafën-Remin.

Ismajli, ka treguar se më parë një person duke u thirrur si miku i Remit e kishte kërcënuar atë lidhur me një postim në “Facebook”.

“Më pat thirrë njani në telefon, që u paraqit si dost i Remit, edhe m’tha se nëse nuk e fshij postimin, ka me ma çkye gojën”, ka shkruar Ismajli në FB./Zeri/.

Postimi i plotë:

Kur i pata thanë Remit në një status para do vjete, qatherë kur e pat botue kryeveprën e tij E(u)vropiane, se me kalue prej barabe në intelektual lypë njifarë marifeti, edhe nuk mjafton veç me e botue nji libër, më pat thirrë njani në telefon, që u paraqit si dost i Remit, edhe m’tha se nëse nuk e fshij postimin, ka me ma çkye gojën.

Postimi s’është fshi kurrë, as goja ime s’është çkye, sepse, për fat, unë isha një prej atyne që s’i kanë pasë rendet me i ba zullum, por, qebesa, qiftit të qetyne barabave po iu vie fundi.

E Latën kam qef, kështu, me e pa kah shkon në fllad për do krime daha ma të randa, për të cilat, oh bre, ka me ardhë dita, s’ka çare pa ardhë sa jam gjallë, që kam me e pa kah e fusin te vendi, aty.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-e-kishte-kercenuar-fisnik-ismajlin-dosti-i-rrustem-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala