Si do të votojë Nuredin Lushtaku për gjykatën speciale?

Autori:Zekirja Shabani

Deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku ende s’ka vendosur se si do të votojë, të hënën, kur do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk jam për momentin në Kosovë. Do të këqyrim”, ka thënë Lushtaku, për Gazetën Express.

“Jo”, është përgjigjur kur është pyetur nëse ka vendosur se si do të votojë për apo kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, deputetë tjerë të PDK-së, të cilët kishin dalë kundër Gjykatës Speciale, s’kanë dashur të flasin. S’ka folur as deputetja Xhevahire Izmaku, e cila kishte votuar kundër themelimit të Speciales.

Sidoqoftë, deputeti Lushtaku, s’kishte votuar fare në seancën kur dështoi themelimi i Gjykatës Speciale.

Pavarësisht kësaj, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të nxjerrë për votim ndryshimet kushtetuese për ditën e hënë. Nëse ky propozim merr 2/3 e votave të deputetëve, atëherë, do të votohet edhe Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK’së, të cilët dyshohen se kanë kryer krime gjatë periudhës 1998/99, bazuar edhe në Raportin e Dick Martyt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-do-te-votoje-nuredin-lushtaku-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala