Si do të “varfërohet” Tirana në një ditë

Autori:Zekirja Shabani

Kushdo që do të zgjidhet kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet lokale do të ketë një detyrë më të vështirë se paraardhësi.Ndarja e re territoriale, që i shton Bashkisë së Tiranës 13 komuna, sjell automatikisht përkeqësim të treguesve të varfërisë të kryeqytetit dhe rritje të papunësisë, duke e vënë drejtuesin e ri të Tiranës përpara një sfide të madhe.

INSTAT, bazuar në ndarjen e re territoriale-administrative, me 61 bashki, ka publikuar të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011. Nga këto të dhëna rezulton se me ndarjen e re, Bashkia e Tiranës do të përballet me më shumë të papunë, si meshkuj ashtu dhe femra, rritje të familjeve që marrin ndihmë sociale, varësi më e lartë nga të ardhurat e emigrantëve, popullsi më pak të arsimuar etj.

Me ndarjen e re administrative, sipërfaqja e Bashkisë së Tiranës rritet ndjeshëm nga 40km2 në 1110 km2, por popullsia rritet me ritme shumë më të ulëta, nga rreth 420 mijë në 660 mijë, apo 33% më shumë, sipas Censusit 2011.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-do-te-varferohet-tirana-ne-nje-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala