Si do përmbyten metropolet botërore

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrugët do të kthehen në kanale, shtëpitë në atdhe të ëndërruar për kafshët e detit. Qysh në fund të shekullit që po jetojmë, rajonet bregdetare në mbarë botën do të përmbyseshin, nëse emisionet e dyoksidit të karbonit do të vijojnë të çlirohen pa u ndalur në atmosferë.

Sipërfaqja globale e deteve do të mund të ngrihej, nga 4,30 deri në nëntë metra, nëse akujt dhe ajsbergët në polet e Tokës do të shkrinin, parashikojnë shkencëtarët e organizatës kërkimore amerikane “Climate Central“. Një ngrohje globale me dy gradë, do të thoshte “një kërcënim afatgjatë dhe ekzistencial për shumë qytete dhe rajone detare”.

Sidomos të kërcënuara janë qytete të mëdha e metropole botërore si Hong Kongu, Kalkuta, Xhakarta, Shangai, Bombei, Buenos Aires, Nju Jorku dhe Tokio.

Më shumë – sipas parashikimeve të kësaj organizate – pritet të preken nga fenomeni i ngrohjes globale vende si Kina, ku banojnë 145 milionë njerëz që jetojnë në rajone të kërcënuara seriozisht nga përmbytjet. Nga 11,6 deri në 22,4 milionë njerëz duhej t’i bënin ballë përmbytjeve që nuk do sillnin më pas tërheqje të ujit.

Zhvillimi – thonë shkencëtarët – varet shumë edhe prej masave që do të merren ndaj emetimit të gazrave serrë e atyre mbrojtëse ndaj ngrohjes globale. Prognozat lidhen me zgjerimin e sipërfaqes së deteve nga një temperaturë më e lartë e ujit, që do të sillte edhe shkrirjen e akujve.

* * *

Bregu lindor i Afrikës Jugore kërcënohet nga përmbytje të forta. Qyteti madhor, Durban, kërcënohet të mbytet. Nickolay Lamm i ka shndërruar të dhënat e Qendrës për Klimën në imazhe interaktive në hartë.

Sipërfaqja globale e deteve do të rritet nga 4,30 deri në nëntë metra, nëse akujt në pole do të shkrijnë. Në Sidnej, (Australi) uji do të shkojë deri në buzë të ndërtesës së famshme të operës

Një ngrohje globale me katër gradë Celsius, sipas përllogaritjeve të institutit në fjalë, do të rrezikojë në mbarë botën nga 470 deri në 760 milionë njerëz që jetojnë aktualisht në brigjet e deteve. Qyteti indian, Mumbai (ose Bombei), u përket atyre metropoleve që pritet të preken fort nga fenomeni

Më shumë – sipas parashikimeve të kësaj organizate – pritet të preken nga fenomeni i ngrohjes globale vende si Kina, ku banojnë 145 milionë njerëz që jetojnë në rajone të kërcënuara seriozisht nga përmbytjet. Konkretisht, supermetropoli Shangai, mund të ketë fatin më të keq.

Edhe metropoli brazilian, Rio de Janeiro, nuk do të mund të shpëtojë dot prej përmbytjeve.

Në një rritje temperaturash prej vetëm dy gradësh Celsius, do të prekeshin menjëherë 130 milionë njerëz në botë. Edhe në Europë. Kështu, do të dukej lumi Tamiz në Londër në fund të shekullit.

23456

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/si-do-permbyten-metropolet-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala