Shumica e milionerëve të politikës i shpëtojnë kontrollit të pasurisë

Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij Hashim Thaçi, bashkë me shumë politikanë tjerë që kanë krijuar pasuri milionëshe nuk do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Por, në listën e përzgjedhur me short, të enjten nga Agjencia Kundër Korrupsionit, për kontroll të plotë të pasurisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që do ti nënshtrohet këtij kontrolli, në mesin 780 zyrtarëve të lartë. Bashkë me të edhe deputetja Teuta Rugova, e bija e ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Në këtë listë mungon emri i deputetëve që kanë deklaruar miliona euro pasuri si Rrustem Mustafa e Adem Grabovci, ndërsa do ti nënshtrohen kontrollit, deputetja Duda Balje e Margarita Kadriu. Ndërkaq Memli Krasniqi, është i vetmi ministër ndaj të cilit do të zhvillohen hetime për prejardhjen e pasurisë.
Hasan Preteni shef i këtij agjencioni ka thënë se vitin e kaluar kanë kontrolluar 598 formular plotësisht dhe 187 raste prej tyre i kanë ftuar për informacion shtesë kurse 77 raste janë trajtuar për konflikt interesi dhe 20 raste për deklarim të rrejshëm të pasurisë.
“Mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rrejshëm janë vepra penale. Për mos deklarim të pasurisë sanksionimet janë me gjobë dhëedënim me burg deri në 3 vjet kurse deklarimi i rrejshëm sanksionohet me gjobë dhe dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, tha Preteni.
Ai ka bërë të ditur se Agjencioni Kundër Korrupsionit vitin e kaluar ka reaguar kur një zyrtar i lartë në deklarimin e pasurisë ka pasur diferencë mbi 5000 euro, poashtu kur zyrtarët e lartë nuk kanë deklaruar bizneset që në kohen e kontrollit kanë qenë aktive.
Preteni është sshprehur i pakënaqur me bashkëpunimin e Prokurorisë dhe Gjyqësorit duke shtuar se vitin e kaluar nga 91 kallëzime penale vetëm 12 raste shkuan në Gjykatë.