Shumë njerëz po kërkojnë ndihmë për shkak të vapës

Autori:Avdyl Pajaziti

Rritja e lartë e temperaturave në Kosovë gjatë javës së fundit ka bërë që të shtohet numrin i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në Kosovë. Pran Qendrës Emergjente në Prishtinë është rritur për rreth 3 për qind numri i pacientëve të cilët paraqiten nga vapa e madhe. Ky numër pritet që të jetë më i madh rreth 20 për qind krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Drejtori i Qendrës Emergjente të QKUK-së, Basri Lenjani ka bërë të ditur për Indeksonline se si pasojë e temperaturave të larta dhe vapës së madhe si dhe për shkak të muajit të Ramazanit ditëve të fundit është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë në këtë qendër.

“Për këto ditë është rritur për 3 për qind numri i atyre të cilët kërkojnë ndihmë për shërbimet emergjente. Mirëpo për këtë sezone duke i marr parasysh temperaturat pritet që numri personave që kërkojnë ndihmë të rritet për 20% nga vera e vitit të kaluar”, ka thënë ai. Lenjani ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë të dhënë të saktë lidhur me atë se sa persona kanë kërkuar ndihmë në qendrën Emergjente.

“Ende nuk kemi ndonjë numër të saktë të personave që kanë kërkuar ndihmë në qendrën emergjente për shkak të temperaturave të larta meqenëse në dy ditët e fundit temperaturat kanë arritur mbi 30 gradë celsius. Në ditët në vijim mund të kemi një numër më të madh të personave që eventualisht do të kërkojnë ndihmë për shërbime në qendrën emergjente, për shkak të ndikimit të temperaturave të larta”, ka thënë Lenjani.

Profesori i meteorologjisë në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj ka sqaruar për Indeksonline se cilat do të jenë temperaturat që do të dominojnë në Kosovë gjatë kësaj jave. Ai ka thënë se temperaturat maksimale për këtë javë pritet të arrijnë deri në 34 gradë celsius. Pika kultimante e temperaturave pritet të jetë në Prizren me 34 gradë, si dhe në Prishtinë me 32 gradë celsius.

Tahirsylaj ka bëtë të ditur se e mërkura do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave. Sipas tij që nga dita e enjë pritet që gradualisht të ketë ulje të temperaturave si deh të ketë riga lokale shiu.

“Nuk ka nevojë për panik, temperaturat do të jenë të përballueshme. 34 do të jetë maksimalja për këtë javë”, ka thënë ai.
Ndërkaq për këto ditë Drejtori I Qendrës Emergjente të QKUK-së, Basri Lenjani ka sugjeruar se personat me sëmundje kronike neurologjike, me sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundjet e enëve të gjakut, metabolike, të sëmurët që përdorin barna ndaj proceseve alergjike, personat që konsumojnë alkool, konsiderohen si kandidatë serioz për rrezikimin e gjendjes së tyre shëndetësore si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta.

Ndërkaq ka këshilluar të gjithë pacientët që mos të ekspozohen në diell gjatë pikut të ditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqim të lehtë me karbohidrate.

Ndikimi i temperaturave të larta mundëson goditjen cerebrale, apo goditjen në tru dhe në zemër. Personat e tillë me sëmundje kronike dhe të sëmurët e moshuar dhe fëmijët, janë kategoritë që mund të rrezikohen nga ndikimi i temperaturave të larta.

Personat të cilët i ekspozohen rrezeve të diellit nga ora 10:00 deri në ora 17:00, në këtë periudhë rrezet e diellit paraqesin efektet negative tek personat e shëndosh, po ashtu edhe tek personat me sëmundje kronike.

Në këtë periudhë nuk duhet të rreziten për shkak të ndikimeve negative në gjendjen e tyre shëndetësore. Rrezet e diellit 99 për qind absorbohen nga eshtrat e kafkës, kurse vetëm një për qind të rrezeve ultraviolente arrijnë të kalojnë barrierën e trurit, duke shkaktuar ndryshime në indin truror, e që mund të paraqet çrregullim të vetëdijes, deri në humbjen e thellë të vetëdijes./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shume-njerez-po-kerkojne-ndihme-per-shkak-te-vapes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala