Shuhen mbi 500 ndërmarrje

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Kosovë brenda tre muajve të parë të këtij viti janë mbyllur mbi 500 biznese.  Derisa, përgjatë tërë vitit 2014 janë shuar 1 mijë e 671 ndërmarrje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se në kuadër të këtij trendi negativ ka pasur edhe biznese që kanë nisur punën gjatë këtij viti. Siç thuhet në raportin e këtij angjencioni deri tani në Kosovës janë regjistruar 2 mijë e 582 ndërmarrje te reja.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 gjithsej janë regjistruar 2582 ndërsa janë shuar 501 ndërmarrje, nëse bëjmë krahasim më tremujorin paraprak kanë qenë 2175 sosh, që vërehet rritje krahasuar me tremujorin paraprak për 407 ndërmarrje. Shprehur n përqindje kemi për 18.7% më shumë ndërmarrje të reja në këtë tremujorë”, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Numri më   madhe të ndërmarrjeve të reja edhe kësaj here e ka zënë Prishtina me 608 të tilla.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shuhen-mbi-500-ndermarrje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala