Shtyn seancat e rigjykimit të Mujës

Autori:Gazeta Fjala

Seancat gjyqësore në rastin e rigjykimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-bashkëpunëtorëve të tij, të caktuara për këtë javë, janë shtyrë për afat të pacaktuar.

Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha ka theksuar se gjatë ditës ka marrë njoftimin për shtyrjen e seancave.

“Jemi njoftuar se seancat e 7, 8 dhe 9 tetorit janë shtyrë dhe se do të na njoftojnë me kohë për mbajtjen e tyre”, ka thënë Berisha, raporton korrespondenti i Kohës Ditore nga Prizreni.

Gjykata Themelore e Prizrenit në muajin shtator i pat dërguar ftesat për seancat kryesore të rigjykimit në rastin “Muja dhe të tjerët”.

Gjatë ditës zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prizren nuk kanë pas informata lidhur me shtyrjen e seancave të rigjykimit të Mujës dhe të tjerëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyn-seancat-e-rigjykimit-te-mujes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala