Shtyhet publikimi i raportit të progresit

Autori:Gazeta Fjala

I paraparë për tu publikuar në mesin e javës tjetër më saktësisht më datën 14 tetor, Raporti i progresit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, është shtyrë për një javë.

Burime të zeri.info në Bruksel kanë bërë me dije se pavarësisht përgatitjeve që janë bërë që raporti të publikohet të mërkurën e javës tjetër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gazeta ka mësuar se raporti pritet të publikohet më datën 21 tetor.

Sipas të njëjtave burime, njëra nga arsyet e shtyrjes së publikimit të raportit janë bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahen javën tjetër në Bruksel.

Të arriturat apo dështimet e takimeve të javës tjetër, sipas të njëjtave burime, pritet të jenë pjesë e raportit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-publikimi-i-raportit-te-progresit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala