Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për nesër, merret vesh se është shtyrë për një ditë tjetër.

“Mbledhja e Kryesisë e paraparë për nesër në ora 16:00 është anuluar. Ajo është shtyrë për një ditë tjetër”, bën të ditur burimi i koha.net.

Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj shtyrjeje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishte paralajmëruar mbajtjen e saj, në të cilën do të caktohej seanca e Kuvendit, që do të duhej të ishte solemne në shenjë të festimit të pranimit të Kosovës në UNESCO.

Ai kishte thënë po ashtu se seanca e Kuvendit do të caktohej pavarësisht nga kërcënimet e opozitës se do të pengojë çdo seancë deri sa të mos tërhiqen nënshkrimet nga Marrëveshja për Asociacioni dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-mbledhja-e-kryesise-se-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala