Shtyhet edhe për një orë seanca?

Autori:Gazeta Fjala

Nga Kuvendi i Kosovës, raportohet se deputetët e PDK-së kanë thënë se vazhdimi i seancës së sotme nuk mund të ndodhë para orës 23:00.

Në ndërkohë po vazhdon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, së cilës i është bashkuar edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër thuhet se në hollin e Kuvendit ka pasë prezencë të sigurimit në numër të madh, dhe pas një kohe janë larguar në katet e larta të Kuvendit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-edhe-per-nje-ore-seanca/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala