Shtyhet Darka e Lamës

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizimi nga Presidentja, i festës tradicionale të Ditës së Falenderimit, “Darka e Lamës”, i planifikuar për nesër, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Burime nga Presidenca të lajmi.net, bëjnë të ditur, se vendimi për të mos e mbajtur Darkën, në kohën e paracaktuar, është marrë shkaku i informacioneve, se opozita e prirë nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte duke u përgatitur për të kryer sulme, për ta prishur këtë ngjarje.

Zyra e Presidentes Jahjaga në njoftimin e ri të dërguar të ftuarve, u ka thënë se për orarin e ri të organizimit, do t’i njoftojë në një kohë tjetër.

“Ju njoftojmë se festa tradicinale e Ditës së Falënderimit, “Darka e Lamës”, e planifikuar që të organizohet më datë, 15 tetor në orën 12:00, në Pejë, do të shtyhet për një kohë tjetër. Për orarin e ri të organizimit të këtij aktiviteti do të njoftoheni në kohë. Me mirësjellje kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndryshim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, aktivistë të Vetëvendosjes, kohëve të fundit po sulmojnë, kryesisht me vezë, pjestarët e institucioneve të Kosovës, si pjesë e fushatës së tyre, të kërkesave për heqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-darka-e-lames/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala