Shtyhet afati për legalizim  

Autori:Zekirja Shabani

Për shkak të numrit të madh të kërkesave për regjistrimin e ndërtimeve pa leje, data e legalizimit është shtyer në tërë Kosovën deri në një afat të pacaktuar.

Shef i sektorit të legalizimeve në Komunën e Prishtinmës Hazir Zhitia ka konfirmuar se deri më tani ka pasur rreth 18 mijë aplikues për legalizim. Procesi ii aplikimit, për shkak të numrit të madh të qytetarëve është përcjellë me mosmarrëveshje të mërkurën mes  qytetarëve dhe një zyrtari komunal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-afati-per-legalizim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala