Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal

Autori:Avdyl Pajaziti

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri të premten më 6 nëntor 2015.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve korrik, gusht, shtator, ishte nga data 1 tetor 2015 deri më 31 tetor 2015.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Tetor 2015 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Nëntor 2015 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, ka njoftuar ATK-ja nëpërmjet një komunikate për media raporton Telegrafi.

“Plikot e mbyllura me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, ATK do t’i pranoj deri më 06 nëntor 2015, deri në ora 16:00”.
ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Tetor 2015./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-afati-i-dorezimit-te-plikove-me-kupone-fiskal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala