Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal

Autori:Gazeta Fjala

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 05 shkurt 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, ishte nga data 01 Janar 2016 deri më 31 Janar 2016.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Janar 2016 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Shkurt 2016 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Janar 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-afati-i-dorezimit-te-plikove-me-kupone-fiskal-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala