Shtyhet afati i borxhit për Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mesa duket afati 5 qershor kur Greqia duhej të shlyente borxhin FMN-së, do të shtyhet dhe grekët kanë shpresën se kjo datë do të mund të zëvendësohet me një raund tjetër.

Përmes një deklarate, ministri i Brendshem u shpreh se Athina nuk e ka ende gati shumën prej 1.6 miliard dollarë, por në një intervistë për BBC, kolegu i tij, ministri grek i Financave tha se vendi po bën progres.

Yanis Varoufakis u shpreh se Greqia ka punuar shumë për të përmbushur fundin e marrëveshjes me kreditorët e saj, dhe tani ata janë në pritje që institucionet ndërkombëtare t’ja kthejnë këtë përpjekje në mënyrë reciproke.

Qeveria greke, BE-ja dhe FMN-ja i kishin mbyllur negociatat për reformat ekonomike, për rreth katër muaj. Madje unioni më herët pati paralajmëruar se nëse Athina nuk e përmbush pagesën e këstit jetik brenda datës 5 qershor, atëherë do të merren masa drastike që lidhen drejtepërdrejtë me ekonominë e Greqisë.

Kjo mund të shtyjë qeverinë greke qe të lë monedhën e përbashkët euro, fenomen i njohur ndryshe si “Grexit”.

Por, sipas ministrit te Financave Varoufakis kjo do të ishte një fatkeqësi për të gjithë. Greqia ka qenë e përjashtuar nga tregjet e bonove, dhe me bllokimin e tanishëm Athina ka qenë në tentativa të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet e borxhit dhe për të paguar pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shtyhet-afati-i-borxhit-per-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala