Shtrohet rruga në fshatin Shkarashnik të Malishevës

Malishevë, 19 maj – Në kuadër të angazhimeve të Komunës së Malishevës, për kompletimin e infrastrukturës rrugore në brendi të fshatrave, është shtruara edhe një rruga në fshatin Shkarashnik.
Punimet gjatë shtrimit të kësaj rruge i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës, z.Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtorët e Urbanizimit, z.Skënder Rrahamnaj, dhe të Arsimit, Blerim Thaçi.
Banorët e Shkarashnikut e kanë falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj për këtë investim.
Kjo rrugë është e gjatë 2.7 kilometra dhe shtrihet në brendi të fshatit dhe lidh pjesën më të madhe të tij me rrugën kryesore.